Albulena Haxhiu në #DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Haxhiu: Haradinaj iu Nevojitet edhe për “Zajednicën”, Pastaj e Hedhin Sikur Leckën

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka komentuar nismën e Qeverisë për themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

Deputetja ka thënë se Thaçit dhe Veselit, kryeministri Haradinaj iu nevojitet vetëm edhe për themelimin e Asociacionit dhe pastaj e hedhin si leckën.

“Qeveria paska krijuar struktura të reja për krijimin e “Zajednices” apo thënë ndryshe për bosnjëzimin e Kosovës! Haradinaj duhet të ndalet. Nuk duhet t’a bëj gabimin dhe dëmin e njëjtë siç bëri me demarkacionin! Thaçit e Veselit, vetëm edhe për këtë i duhet Haradinaj! Pastaj angazhojnë PDK-në që t’a hedhin sikur leckën”, thuhet në postimin e deputetes.

Më tej ajo ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më parë. “Qytetarët s’kanë pse e durojnë një qeveri që vetëm skandale e dëme i sjellë vendit”, thuhet në postim./tv21/