Hashim Thaçi. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hashim Thaçi: Jam në dispozicion të drejtësisë

Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se është konfirmuar aktakuza e ndaj tij nga Gjykata Speciale, duke thënë që tash e tutje është në dispozicion te drejtësisë.

“Janë momente jo të lehta për mua, dhe për juve që keni besuar dhe mbështetur në këto 3 dekada për liri. Do të bashkëpunoj ngushtë me drejtësinë dhe jam në dispozicion të drejtësisë. Sot më shume se kurrë ju lus dhe ju bëjë thirrje të mos e humbisni durimin, shpresën dhe besimin”, tha Thaçi

Sot është konfirmuar aktakuza e datës të cilën më 24 qeshor të këtij viti, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Kryeparlamentarit Kadri Veseli për krime kundër njerëzimit.