Ramush Haradinaj viziton degët e AAK-së në Mitrovicë të Veriut dhe Mitrovicë të Jugut

Haradinaj viziton bashkëpartiakët e tij në Mitrovicë të Veriut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar sot gjatës ditës përfaqësuesit e degës së partisë së tij në Mitrovicë të Veriut dhe atë të Jugut.

Në një postim në Facebook, ish-kryeministri Hardinaj ka treguar për vizitën e sotme në këto dy degë, duke thënë se është biseduar për situatën politike në Kosovë dhe organizimin e zgjedhjeve të brendshme partiake.

“Sot takova drejtuesit e degëve të Aleancës në Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Albanik, Boletin e Çabër. Biseduam për aktualitetin politik, sfidat e organizmit si dhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme partiake”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“I sigurova për mbështetjen time të plotë, si në kohën kur Kosovës i kthyem Trepçën, i themeluam Ushtrinë dhe i fuqizuam Policinë që mbrojti rendin e ligjin në çdo cep të vendit”, ka shkruar tutje ai.