Haradinaj: Unë jam kandidat vetëm për president

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj para pak minutave ka mbajtur konferencë për medie në të cilën ka folur rreth zgjedhjeve në vend.

Në këtë konferencë, Haradinaj është pyetur nga KALLXO.com nëse është kandidat edhe për kryeministër edhe për president.

“Vetëm për njërën, pra për president”, është përgjigjur shkurt Haradinaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këto zgjedhje do të garojë si subjekt politik i vetëm dhe pa kandidat për kryeministër.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, gjatë ditës së djeshme Besnik Tahiri, duke thënë se në kuadër të përgatitjeve fokusi i tyre ka qenë që listën zgjedhore të ketë kuadro të rinj së paku 30 për qind.

“Deri më tani kemi në numër të madh të interesuarve me iu bashku listës gjithandej Kosovës. Ne si subjekt politik mendojmë të ecim vet për shkak se rrethanat në të cilat është Aleanca sot janë rrethanat më të fuqishme që i ka pasur ndonjë herë për shkak të fuqisë votuese të zgjedhjeve të kaluara 100 mijë vota, për shkak të qeverisjes së mirë në 7 komuna, bashkëqeverisje e mirë në disa komuna dhe në këtë kuptim ne hyjmë në garë zgjedhore si Aleancë me kandidatin për president me synimin që t’i kemi mbi 20 deputetë”, tha Tahiri.

Ramush Haradinaj shpall kandidaturën për president të Kosovës