Ramush Haradinaj në takim me me udhëheqësin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport. Foto:Ramush Haradinaj, Fcebook

Haradinaj takohet me udhëheqësin e OSBE-së në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar më udhëheqësin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Lajmin e ka bërë të ditur Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë në vazhdimësi ka nxitur dhe mbështetur institucionet e vendit në avancimin e demokracisë, promovimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit. Në këtë frymë, ishte edhe bashkëbisedimi jonë sot, me ç’rast Ambasadorit Davenport i kërkova mbështetjen e tij për vendin tonë, e po ashtu e sigurova edhe për bashkëpunimin tim dhe të Aleancës me misionin që ai e drejton”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj.

 

Një diplomat britanik i karrierës dhe njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit, z. Michael Davenport ka marrë mandatin e udhëheqjes së Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Sot i urova mirëseardhjen dhe njëkohësisht shumë suksese në detyrën e tij të re.
Misioni i OSBE-së në Kosovë në vazhdimësi ka nxitur dhe mbështetur institucionet e vendit në avancimin e demokracisë, promovimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.
Në këtë frymë, ishte edhe bashkëbisedimi jonë sot, me ç’rast Ambasadorit Davenport i kërkova mbështetjen e tij për vendin tonë, e po ashtu e sigurova edhe për bashkëpunimin tim dhe të Aleancës me misionin që ai e drejton.