Haradinaj: Puna dhe angazhimi i presidentit Rugova jeton gjithnjë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova me rastin e 14 vjetorit të vdekjes së tij.

Haradinaj tha se Kosovën e presin sfida, por puna dhe angazhimi i presidentit Rugova jeton gjithnjë.

“Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, nderojmë në emër të institucioneve të Kosovës, por edhe si njerëz edhe si bashkëpunëtorë, veprën e tij, por edhe momentin e ndarjes. Një moment që e mbaj mend gjithë jetën, një moment që e ka zgju gjithë populli, një nderim i jashtëzakonshëm i popullit të Kosovës, i gjithë miqve”, ka thënë kryeministri në detyrë.

Tek varri i Presidentit Rugova homazhe kanë bërë edhe anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Edhe, presidenti  i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në përvjetorin e tij të vdekjes.

Thaçi në Facebook ka shkruar se Rugova ka lënë pas tij, miqësinë dhe politikat paqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimin.

LIVEHomazhet në përvjetorin e vdekjes së ish-Presidentit Ibrahim Rugova

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 21 janvier 2020

.