Foto: ZPRK

Thaçi kujton ish-presidentin Ibrahim Rugova

Presidenti  i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar ish presidentin Ibrahim Rugova në përvjetorin e tij të vdekjes.

Thaçi në Facebook ka shkruar se Rugova ka lënë pas tij, miqësinë dhe politikat paqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimin.

“Në 14 vjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova nderojmë kontributin e madh të tij në rrugëtimin e gjatë dhe të mundimshëm të popullit tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Politika paqësore dhe miqësia me SHBA-në e Perëndimin janë vlera të përhershme të trashëgimisë së Presidentit Rugova.”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ish presidenti Ibrahim Rugova ka vdekur 14 vjet më parë, më 21 janar të vitit 2006.