Haradinaj ngushëllon këshilltaren për vrasjen e nënës së saj në Prizren
07.8.2019 - 15:49
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vrasjës së sotme në Prizren.
Ai, nëpërmjet një statusi në “Facebook” i ka shprehur ngushëllime këshilltares në kabinetin e kryeministrisë, Diellza Hoti.
“Thellë i prekur nga vdekja tragjike e Armenda Aliut, mikes sonë dhe nënës së koleges nga kabineti Diellza Hoti. Ngushëllime familjes dhe miqve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.
Gruaja nga Prizreni dyshohet se është qëlluar për vdekje me 15 plumba nga bashkëshorti i saj.
www.kallxo.com