Haradinaj kujton masakrën e Studimes
02.5.2020 - 10:02
Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Studimes.
Ai tha se, të rënët në këtë masakër na obligojnë që mos të ndalemi së kërkuari drejtësi.
“Me pietet kujtojmë sot martirët e masakrës së Studimes, të cilët ranë duke kërkuar të drejten për të jetuar të lirë e me dinjitet në tokën e tyre. Gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë gjersa përgjegjësit e këtyre masakrave dhe gjenocidit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Lavdi e përjetshme të rënëve për lirinë e Kosovës!”, shkroi në Facebook Ramush Haradinaj.