Haradinaj e Gjini inspektuan punimet në shtratin e Lumit ‘Krena’

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj sot bashkë me kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, kanë vizituar punimet në rregullimin e shtratit të Lumit Krena.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se falë këtij investimi dhe shumë të tjerave, Komuna e Gjakovës ka marrë vëmendjen e merituar, duke u ofruar qytetarëve të saj, infrastrukturë dhe projekte zhvillimore të rëndësishme.