Hani i Elezit: Një çerdhe nën dry!

Komuna e Hani të Elezit ka ndërtuar një çerdhe para dy viteve, por e njëjta nuk është funksionalizuar ende.

Kjo ka ndodhur për shkak të mos koordinimit në mes të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Arsimit që të sigurojnë mjetet financiare për tetë edukatore të kësaj çerdhe.

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma në një intervistë për RTV21 ka treguar arsyjet pse çerdhja nuk është në funksion ende.

“Qe dy vite është ndërtuar çerdhja, por ende nuk është dhënë leje nga Ministria e Arsimit që ajo të funskionalizohet, dhe nuk është lejuar numri i punëtoëve”, ka thënë Suma.

Komuna ka ndarë rreth 150 mijë euro për ndërtimin e kësaj cçerdhe, dhe ka sigurur edhe pajisjet për fëmijë, por ato janë duke u dëmtuar meqë qerdhja nuk është në funksion.

Të zhgënjyera nga kjo gjendje janë nënat, të cilat duhet të gjejnë zgjidhje të tjera për fëmijët e tyre.

“Problemi është shumë i madh sepse ne jem nëna që punojmë dhe ky është problem primar për ne”, ka thënë një nënë për RTV21.

Komuna e Hanit të Elezit nuk ka mjete të mjaftueshme që të ndaj për edukatoret e kësaj çerdhe, por shpreson që Qeveria e re të ndaj mjetet financiare për ta./RTV21.