Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, Foto: Facebook

Hamza: Situata në Mitrovicë nga vërshimet është serioze

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza bashkë me drejtorët e drejtorive është në terren duke përcjellë nga afër situatën e krijuar nga vërshimet, njofton komuna.

Hamza ka thënë se situata nga vërshimet ështe serioze, teksa ka shtuar se janë duke i marrë të gjitha masat e nevojshme.

 

“Brenda kapaciteteve tona jemi duke i marrë të gjitha masat e nevojshme, kemi mobilizuar të gjithë operatorët e nevojshëm dhe së bashku me ta jemi në terren. Reshjet e dendura kanë bërë që niveli i ujit në lumenjët e qytetit të Mitrovicës të rritet dhe kjo ka shkaktuar një situatë serioze prandaj jemi duke e vëzhguar situatën nga afër”, është shprehur kryetari i komunës.

Mitrovica është në mesin e disa komunave të cilat po përballen me vërshime për shkak të reshjeve të dendura të shiut në Kosovë.