Sociologia dhe aktivistja për të drejtat e grave, Sibel Halimi, Foto: Sibel Halimi/Facebook

Halimi: Politikanët kanë jetuar që dy dekada në karantinë

Sociologia Sibel Halimi përmes një postimi në Facebook e ka komentuar situatën politike dhe shëndetësore në Kosovë duke bërë lidhje mes tyre.

Halimi thotë se politika në Kosovë që dy dekada ka qëndruar në karantinën e saj, duke pasur kështu një shkëputje totale me jetën e qytetarit.

Tutje, Halimi ka shkruar edhe për mos-ndjeshmërinë e politikanëve ndaj gjendjes që qytatarët e Kosovës po përballen me Coronavirusin.

Shkrimi i plotë i Sibel Halimit:

Politika e dy dekadave të fundit në Kosovë, pothuajse ka jetuar në karantinën e vet, në shkëputje totale me jetën e njeriut. Përkundër kësaj, megjithatë njeriu kosovar ka arritur t`ia dal dhe të mbijetoj nga dehumanizimi, në përpjekjen për të shpëtuar dinjitetin dhe integritetin e vet.

Mos ndjeshmëria e politikanëve ndaj gjendjes në të cilën ndodhemi, të izoluar me frikën për jetën e me të dashurve, si është e mundur të jetë aq ç`njerëzore, ku urrejtja ndaj njëri tjetrit është po aq e vërtetë sa vetë dashuria për jetën që po na mban të ngujuar!