Haki Abazi jep arsyet e aderimit në VV

Haki Abazi nga sot është pjesë e partisë së Albin Kurtit.

Në një postim në “Facebook”, ai ka dhënë edhe arsyet pse ka vendosur t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.

Bashkimi me LVV ka rrënjë, përmbajtje, vlerë dhe simbolikë reflektuese të përballjeve të cila kanë filluar prej viteve të studimeve para luftës, gjatë luftës dhe një dinamikë të pafund, dhe shpesh me shumë paqartësi e vështirësi në rrugëtimin tonë si popull për shtetësi dhe pavarësi dhe realizmin e të drejtave tona si komb në Ballkan”, ka shkruar Abazi.

Në mendjen dhe imagjinatën time që pashmangshëm është kristalizuar ideja e punës në ekip, Lëvizja Vetëvendosje është organizata politike që frymon bashkim, përfshirje, integritet, vendosmëri, guxim, përpëlitje të pandërprerë për të shkuar drejt përsosmërisë së ekipit. Mbi të gjitha LVV ka mbajtur të hapura dyert për përfshirje pa hezitim e diskriminim të të gjithëve madje edhe të atyre që kanë hyrë me kalkulimin për të dalë me duar plot dhe për ta dëmtuar e goditur nga brenda. Ajo që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje, është rrënja që është zhvilluar duke qenë e mbjellur në idenë e shtetit dhe interesit kombëtar e duke e vënë në plan të parë rolin e secilit individ pa përjashtim”, thuhet tutje në deklarimin e Haki Abazit.

Ai e ka krahasuar Vetëvendosjen me Rilindjen Kombëtare.

“Lëvizja Vetëvendosje është vazhdimësia kuptimlotë e RILINDJES dhe ndërtuese mbi madhështinë e veprës dhe punës së Rilindasve!”, thuhet tutje në postimin e Abazit.

Ky është postimi i plotë i tij në “Facebook”:

Të dashur miq,Sot, jam bërë bashkë me Lëvizjen VETËVENDOSJE!Pas 20 vjet rrugëtimi në mbledhje të përvojave,…

Publiée par Haki Abazi sur Mardi 20 août 2019