Gruaja raporton në polici për grabitjen e çantës së krahut

Një gruaje në Prishtinë gjatë ditës së djeshme i është grabitur çanta e krahut.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, viktima ka raportuar se dy persona të panjohur i kanë grabitur çantën e krahut, në të cilën kishte para, dy kartela të bankës dhe letërnjoftimin.

Të dyshuarit për këtë rast pas grabitjes janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin.