
Foto: Ilustrim
Gruaja raportoi se ishte kërcënuar e keqtrajtuar psiqikisht nga burri dhe vjehrri
12.3.2023 - 09:59
Një burrë dhe babai i tij janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të dhunës në familje.
Të dy po dyshohen për kërcënim e keqtrajtim psikik ndaj gruas së njërit prej të dyshuarve. Rasti është regjistruar se ka ndodhur në Prishtinë.
Në polici ka shkuar gruaja dhe ka raportuar burrin dhe vjehrrin e saj. Sipas viktimës të njëjtit në vazhdimësi kanë bërë kërcënim dhe keqtrajtim psikik ndaj saj.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.
Me vendim të këtij të fundit burri dhe babai i tij pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.