Grabitje në Fushë Kosovë

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka konfirmuar për KALLXO.com se grabitja dyshohet se është kryer nga dy persona.

“Mbështetur në informatat e para të grupit hetimor, që po zhvillon hetimet, dyshohet se vepra është kryer prej dy personave të dyshuar, të cilët pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, me shpejtësi me një veturë të dyshuar, janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

KALLXO.com merr vesh se viktima e këtij rasti ishte një punëtore e një marketi.

Rasti po hetohet nga ana e policisë.