Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Ferizaj

Një grabitje është raportuar se ka ndodhur në Ferizaj më 06.03.2024.

Sipas Policisë një person i maskuar nën kërcënimin e armës i ka grabitur 300 euro dhe është larguar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besim Rexhepi”.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin nuk raportohet për të lënduar.

Ndërsa është bërë e ditur se rasti është duke u hetuar.