Ilustrim

Grabitet një barnatore në Prizren

Një punëtore e një barnatoreje në Prizren ka njoftuar policinë se ishte grabitur.

Kjo pasi që e njëjta deri sa ishte duke punuar, dy persona me maska dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur 6 mijë euro nga arka e po të njëjtës barnatore.

Ngjarja ka ndodhur dy natë më parë në Prizren.

Policia deri më tani nuk ka njoftuar nëse kanë arritur të identifikojnë të dyshuarit.

Rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente.