Godet me mjet të mbrehtë një person, arrestohet i mituri

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të mitur në Viti, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht një burrë duke e goditur me mjet të mbrehtë. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:40 në Viti.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Me vendim të Prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.