Gjykata në Gjilan redukton stafin, trajton vetëm raste urgjente

Gjykata Themelore në Gjilan, pas situatës së fundit me pandeminë Covid – 19 dhe pas rritjes së numrit të të infektuarve, ka marr vendim që të reduktohet numri i gjyqtarëve dhe stafit administrativ.

“Duke iu përmbajtur rekomandimeve të Institutit të Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) dhe Planit Emergjent për Menaxhim Krizash të miratuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është marr vendim që në Gjykatë të trajtohen vetëm rastet e natyrës urgjente, në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, vetëm rastet me paraburgime”, thuhet në njofitmi e Gjykatës në Gjilan.

Gjykata ka bërë të ditur se në Departamentin e Përgjithshëm, Divizioni Civil do të trajtohen vetëm rastet e natyrës urgjente, siç janë urdhërmbrojtjet dhe masat e përkohshme – masat siguruese.

“Zyrtarët e gjykatës do të vazhdojnë të punojnë rastet kur është e mundur dhe e lejuar me ligj të punohet në mënyrë elektronike”, thuhet në njoftimin e Gjykatës në Gjilan.