Gjuan me armë në drejtim të një shtëpie në Ferizaj, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

 

Mbrëmë pak para mesnatës, rreth orës 23:30 stacioni i Policisë së Kosovës në Ferizaj ka pranuar një informacion se në fshatin Sojevë ka pasur gjuajtje me armë zjarri.

Sipas Policisë, një qytetar ka raportuar se në afërsi të shtëpisë së tij ka dëgjuar një krismë nga arma e zjarrit.

Raportuesi ka thënë se më pas, në njërën nga dhomat e shtëpisë së tij, ka vërejtur se ishte thyer dritarja dhe se brenda dhomës në komodinë ishte një predhë.

Pas kësaj, si rezultat i hetimeve policore, sot rreth orës 10:30 është shoqëruar në stacionin e policisë personi i dyshuar B. K., i moshës 42 vjeçare, i cili ka pranuar se ka gjuajtur me armë.

Sipas Policisë, arma e zjarrit që është përdorur në këtë rast ka qenë pa leje dhe se e njëjta është dorëzuar nga i dyshuari në stacionin e Policisë.

I dyshuari, sipas Policisë, pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit, ai është liruar për procedurë të rregullt hetimore.

“Policia e stacionit në Ferizaj, konkretisht Njësia e Hetimeve i ka marrë masat e nevojshme, ka ndalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet” – është thënë në njoftimin e Policisë.

Tutje është treguar se rasti është cilësuar “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve.