Ilustrim

Gjuajtje me kallashnikov në aheng familjar, arrestohet një i dyshuar në Suharekë

Policia në Suharekë ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar.

Organet e rendit në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të fishekëve dhe një armë automatike të llojit AK-47 e cila dyshohet se ishte përdorur në këtë rast.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.