Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjini e quan mashtrim premtimin e VV-së për ndërtimin e rrugës Gjakovë-Shkodër

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se premtimi për ndërtimin e rrugës e cila lidhë Kosovën me Shqipërinë, përkatësisht Gjakovë-Shkodër, është mashtrim.

Ai, në Debat Pernime, ka thënë se ajo rrugë është e ndërtuar.

“Është e ndërtuar rruga Gjakovë-Shkodër, Kosovë e dashur, Gjakovë e dashur, rruga Gjakovë-Shkodër, në pjesën e Kosovës është ndërtuar, veç nëse shkojmë me ndërtua rrugë ne në Shqipëri, ky është mashtrim, nuk ke çka me ndërtua tjetër. Rruga prej Gjakovës që shkon nga qafa e Morinës është e ndërtuar, atje ku është kufiri”, ka deklaruar ai në Debat Pernime.

“Kosova nuk mund të premtoj me ndërtua rrugë në Shqipëri, e kemi të ndërtuar”, tha Gjini.

Premtimet e Albin Kurtit dhe ekipit të tij

www.kallxo.com