Komuna e Gjilanit, Foto: Komuna e Gjilanit

Gjilani anulon aktivitetet e 'Ditës së Flamurit' pas tërmetit në Shqipëri

Komuna e Gjilanit, në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit dhe familjet e tyre në Shqipëri, ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara për shënimin e 28 Nëntorit, për ditën e martë dhe mërkurë.

“Askush më shumë se gjilanasit nuk e bashkëndien tragjedinë nga tërmeti i sotëm në Shqipëri. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre. Të lënduarve iu urojmë shërim të shpejtë. Gjilani dhe Kosova sot është me Shqipërinë. Në shenjë solitariteti me viktimat dhe familjet e tyre, i kam anuluar të gjitha aktivitetet dy ditore festive”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri duke iu referuar një tërmeti që e kishte goditur Gjilanin në pranverë të vitit 2002

Komuna e Gjilanit do t’i mbaj aktivitetet e parapara vetëm të enjten, më 28 nëntor.

Sipas mediave në Shqipëri deri më tani kanë humbur jetën 15 persona.

28 persona janë shpëtuar nga rrënojat e pallateve në Thumanë dhe Durrës, por raportohet gjithashtu për një numër të konsiderueshëm njerëzish që kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e godinave të shembura në këto zona.