
Foto - Afrim Ejupi / Kallxo.com
Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Pirq të Mitrovicës
03.2.2023 - 22:31
Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Pirq të Mitrovicës, sot rreth orës 11:00.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti tha se rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:00 dhe bëhet fjalë për një 53-vjeçar me inicialet B.B.
“Sot, rreth orës 11:00, është raportuar se në fshatin Pirq të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete viktima B. B., mashkull i moshës 53 vjeçar”- ka konfirmuar Zahiti.
Zahiti tha se me urdhër prokurorit trupi i pa jetë, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.