Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Gjendet në Gjakovë një person që ishte raportuar si i zhdukur në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 30.05.2024, është gjetur një person i cili para një jave ishte raportuar si i zhdukur në Pejë.

Personi në fjalë është gjetur në Gjakovë nga një ekip policor e më pas ёshtё dërguar në Policinë e Pejёs pёr intervistim.

Policia tha se pas kontrollit mjekësor nё koordinim tё plotë me prokurorin e shtetit viktima u është dorëzuar familjarëve.

Mё 23.05.2024 nё stacionin policor nё Pejё familjarёt e kishin raportuar G.T. si person të zhdukur. Ai ishte thënë se ishte larguar nga shtёpia qё nga data 22.05.2024 dhe se nuk dihej pёr vendndodhjen e tij.

Policia tha se kishte marrë menjёherё masat e nevojshme pёr gjetjen e personit tё zhdukur e me autorizim tё prokurorit tё shtetit me qëllim tё lokalizimit tё tij ishte bёrё njё kërkesë pёr bashkёpunim me qytetarët.