Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Policia ka raportuar që një burrë është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij në rrugën “Venet Bajrami” në Prishtinë.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 01:10.