Gjendet i vdekur një burrë në Lipjan

Një burrë është gjetur pa shenja jete në Lipjan.

Policia raporton se viktima është gjetur në shtëpinë e tij më 23.06.2024 nga fqinja, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.

Siç njofton Policia, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.