Ilustrim

Gjen mjet shpërthyes në oborr të shtëpisë

Një qytetar ka gjetur një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së tij.

Rasti ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës, dje rreth orës 17:30.

Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi ka raportuar se në oborrin e shtëpisë se tij, deri sa kishte qenë duke kositur bari kishte hasur në një mjet shpërthyes.

Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së mjetin e dyshuar e ka tërhequr pa ndonjë incident.