Foto: Ilustrim

Gjashtë persona në Kaçanik të arrestuar për vjedhje të rënda

Gjashtë persona janë arrestuar nga policia në Kaçanik nën dyshimet se të njëjtit janë përfshirë në vjedhje të rënda.

Sipas policisë vjedhjet kanë ndodhur nga data 15 maj deri me datë 21 korrik, në rrugët “Ismail Raka”, “Rakoci”, “Qamil Ilazi”, dhe “Skenderbeu” në Kaçanik.

Policia ka bërë të ditur se në këto raste të vjedhjeve, të dyshuarit kanë vjedhur disa paisje elektronike si televizor, ngrohëse elektrike, dhe laptop, pronë e pesë viktimave.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, katër prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuar të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.