Gjashtë burra emërohen zv/ministra nga Albin Kurti

Ministritë e Qeverisë së Kosovës deri më tani kanë vetëm burra në postet e zëvendësministrave.

Albin Kurti, që prej kur e mori mandatin si shef i ekzekutivit kosovar ka emëruar gjatë burra si zëvendësministra nëpër dikasteret qeveritare.

I pari zv/ministër që u emërua ishte Xhelal Sfeçla, si zëvendës i Agim Veliut në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Imri Demelezi, është një tjetër zëvendësministër burrë që u emërua nga Kurti. Ai do të jetë numri dy në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Zëvendësministër u emërua edhe një aderim frikë që u bë në partinë e Albin Kurtit, Taulant Kryeziu. Ai do të jetë zv/ministër në Ministrinë e Integrimit Evropian.

Ilir Aliu ditë më parë u prezantua nga Kurti si zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve.

Anvi Zogiani ishte emërimi i tjetër i Albin Kurtit, ai do të jetë numri dy në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit.

Ndërsa, sot, shefi i Qeverisë emëroi si zëvendësministër edhe Jusuf Thaçin, ish-drejtorin e Arsimit në Komunën e Prishtinës. Ai do të jetë zëvendësi i Hykmete Bajramit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Në Qeverinë të cilës i prinë Albin Kurti janë të emëruara pesë ministre gra. Alulena Haxhiu në Ministrinë e Drejtësisë, Vlora Dumoshi në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hykmete Bajrami në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Emilia Rxhepi në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe Rozeta Hajdari ministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike.