Gjakovë, një 38-vjeçar vdes pasi ra nga një ndërtesë

Një rast tragjik ka ndodhur sot pasdite në Gjakovë.

Një 38-vjeçar nga Malisheva ka vdekur pasi ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese në ndërtim.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 16:20.

“Viktima është rreth moshës 38-vjeç, nga Malisheva. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përgjegjese të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe prokurori kujdestar dhe inspektori i punës. Me urdhër te prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.