Foto: Ilustrim

Gjakovë, arrestohet për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, i sekuestrohen disa libra

Një person është arrestuar dje rreth orës 11:50 në Gjakovë pasi që dyshohet se në librin e tij ka elemente të nxitjes e përçarjes dhe mosdurimit.

Njësitë përkatëse policore për procedura të mëtutjeshme hetimore kanë sekuestruar disa libra.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të stë cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet.