Gjakovari raporton rrejshëm se ja vodhën pazarin ditor, arrestohet

Një qytetar nga Gjakova ka raportuar rrejshëm në Polici kinse i janë vjedhur 3 mijë e 800 euro.

Policia ka arrestuar të dyshuarin. Gjatë intervistimit, ai ka pranuar veprën e lartcekur dhe i njëjti ka njoftuar edhe për vendndodhjen e parave të cilat janë gjetur në dy lokacione ku i kishte fshehur i dyshuari.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.