Gërvalla zhvillon takim me homologun maqedonas, Bujar Osmani

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka zhvilluar një takim me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani.

Përmes një postimi në Twitter, Gërvalla ka thënë se me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut kanë biseduar për thellim të bashkëpunimit fqinjësor në rrugën drejt integrimit evropian dhe fusha të tjera.

“Gjithmonë mirë për të takuar një mik të vërtetë të Kosovës, kolegun tim të dashur, Bujar Osmanin. Ne biseduam për zhvillimet aktuale në rajon, duke thelluar më tej bashkëpunimin fqinjësor me Maqedoninë e Veriut në shumë fusha dhe rrugën tonë të përbashkët për integrim”, shkroi Gërvalla.

Takimi është zhvilluar në kuadër të forumit diplomatik në Antalia të Turqisë.