Foto: Alban Selimi / Facebook

Gazetarit të RTK-së i digjet garazhi, e konsideron tentim për ta frikësuar

Zjarri ka kapluar garazhin në shtëpinë e gazetarit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), Alban Selimi.

Ai po pretendon se zjarrin mund t’ia ketë vënë ndokush dhe se me këtë veprim kanë tentuar ta frikësojnë.

Rastin e ka bërë të ditur vetë gazetari Alban Selimi përmes një postimi në Facebook, me ç’rast ka publikuar edhe foto.

“Dikush ia vuni flakën; mem m’frikësu. S’ia arijnë qëllimit”- ka thënë Alban Selimi në Facebook.