Endrit Shala

Gazetari pretendon se u rrah nga ministri Endrit Shala

Gazetar i portalit ‘Indeksonline’, Ensar Ramadani, po pretendon se është sulmuar fizikisht nga ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Sipas këtij mediumi, gazetari Ramadani ishte duke përcjellë nga afër, në QKUK, gjendjen e të plagosurit, në incidentin e sotëm në Veternik.

Gazetari pretendon se është grushtuar nga Endrit Shala, pasi ky i fundit ia ka kërkuar telefonin e ai nuk ia ka dhënë.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë me Endrit Shalën, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

KALLXO.com ka raportuar sot se një incident me të shtëna me armë zjarri ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës.

Policia e ka konfirmuar se një person është plagosur dhe një i dyshuar është arrestuar.