Ilustrim

Gastronomisë i lejohet puna deri në ora 22:30

Në mbledhjen elektronike të Qeverisë të mbajtur sot, janë ashpërsuar masat, për luftimin e përhapjes së COVID-19.

Sipas vendimit të ri të qeverië, sektorit të gastronomisë i lejohet puna deri në ora 22:30.

“Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar largësinë prej 2 metrash ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-away, gjithnjë në përputhje me udhëzimet e përcaktuara në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Gjithashtu, Qeveria ka marrë vendim që të ndalhet grumbullimi i qytetarëve në numër  prej më shumë se 5 personash në sheshe publike dhe në parqe.

Po ashtu, bëhet e ditur se  duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit, ndalohet qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive të tyre në komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë.

Qeveria ashpërson masat ndaj përhapjes së COVID-19