Ilustrim

Gastronomët paralajmërojnë protestë pas vendimit për mbylljen e lokaleve për dy ditë

Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka marr vendim që gastronomia në vend të mbyllet për dy ditë, të shtunën dhe të dielën, pas këtij vendimi ka reaguar kryetari i gastronomisë, Petrit Kllokoqi.

Kllokoqi përmes një shkrimi në facebook ka ftuar nesër në ora 14:00, të gjithë gastronomët e Kosovës për mbledhje urgjente në zyret e shoqatës së gastronomëve të Kosovës.

Sipas, Kllokoqit mbyllja e lokaleve të gastronimisë është e pakuptimtë.

Postimi i plotë:

I ftoj gastronomët e Kosovës në mbledhje urgjente neser, 07.11.2020 ora 14:00 në zyret e shoqatës së gastronomëve të Kosovës, pas vendimit të Qeverisë për mbyllje tē Gastronomisë, që të diskutojmë për veprimet e mëtutjeshme për masat që do t’i ndërmarrim për të shprehur pakënaqësitë tona ndaj vendimeve të fundit të qeverisë.

Është e pakuptimtë mbyllja e lokaleve të gastronomisë në Kosovë, përderisa kufijtë shtetërorë mbesin të hapur, sepse popullata po lëviz drejt shteteve fqinje dhe kjo nuk është zgjedhje adekuate në këtë situatë. Njëkohësisht mungesa e subvencioneve dhe përkrahja për biznese nga qeverija është shqetësuese dhe rëndon gjendjen ekonomike e financiare të gastronomëve.

Shihemi nesër në ora 14:00!

Qeveria miraton masat e reja anti-COVID