Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gashi: Buxheti i vitit 2021 është diskriminues, shkoi në komunat ku qeverisin LDK, AAK dhe Nisma

Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi, ka akuzuar Qeverinë në detyrë se janë treguar diskriminues me buxhetin e vitit 2021.

Sipas tij, buxheti është ndarë në komunat ku kanë qeverisur partitë në pushtet.

“Kur ka ardhë buxheti në Kuvend, e kam quajtur buxhet diskriminues. Ky buxhet është i shtrirë në komunat ku qeverisin koalicioni qeverisës. Këtë e paske nxjerrë edhe GAP-i”, tha Gashi në “Kallxo Pernime”.

Mirëpo, sipas ministres në detyrë të Financave, Komuna e Skenderajt është komuna që ka më së shumti projekte në buxhetin e vitit 2021.

“Skenderaj është me numrin më të madh të projekteve”, tha Hykmete Bajrami.

“Në Skenderaj ka pasë më shumë investime sepse kanë qenë projektet që kanë nisur shumë më herët dhe s’kanë mujtë me u ndërpre”, u përgjigj Gashi.