Ilustrim

Gara shpejtësie në Ferizaj, Policia dënon njërin shofer e tjetri ikë nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës në Ferizaj ka ndaluar një 24-vjeçar në fshatin Koshare, pasi i njëjti me veturë ishte duke bërë gara të shpejtësisë me një veturë tjetër.

24-vjeçari ishte duke zhvilluar shpejtësi 118km/h në zonën e kufizimit 50km/h.

Ndaj tij Policia ka shqiptuar dënim prej 400 euro dhe heqje të patent-shoferit prej 10 muaj.

Ndërsa, shoferi i veturës tjetër me targa vendore ka lënë veturën në rrugë dhe është larguar në drejtim të panjohur, për të cilin Policia është në kërkim të tij.

Policia ka apeluar tek shoferët që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.

“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”- ka bërë thirrje Policia e Kosovës.