Foto: KALLXO.com

Gangsteri i Prishtinës feston me pistoletë

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimin për armë mbajtje pa leje.

Sipas raportit policor, gjatë ditës së djeshme, policia ka marrë informacion për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka hasur në një person i cili ka qenë në ndikim të alkoolit, i dyshuar për gjuajtjet me armë.

Gjithashtu policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë, një karikator, tre fishekë, dy gëzhoja dhe dy mbetje të predhës.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit të rastit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas policisë i njëjti në gjendje të dehur ka shtënë me armë zjarri.