Fushë-Kosovë, rrihen mes vete taksistët

Policia e Kosovës njoftoi në raportin 24 orësh se dy persona që punojnë taksi në Fushë Kosovë janë përleshur fizikisht mes vete.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me punën e tyre që punojnë Taxi e kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin dhe si pasojë të dy kanë pranuar tretman mjekësor” – thuhet në raport.