Fushë-Kosovë, qytetarët nuk përfillin masat ndaj COVID-19 (FOTO)

Qytetarë të shumtë janë parë sonte në rrugët e Fushë-Kosovës.

Sipas një qytetari, ka disa ditë që rruga “Dardania” pas iftarit po vërshohet nga qytetarë që shëtisin.

Edhe pse Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë bashkë IKShPK-në bëjnë vazhdimisht thirrje që të vazhdojnë të respektohen masat kundër coronavirusit dhe të qëndrojnë në shtëpi, shumë qytetarë nuk po i përfillin.

Një qytetar ka dërguar video dhe fotografi në adresë të KALLXO.com, ku shihen shumë qytetarë duke shëtitur në rrugën “Dardania” në qytetin e Fushë-Kosovës.