Fushë Kosovë, dëmtimi i veturës shkaktoi mosmarrëveshje e kanosje me armë

Një kanosje me armë ka ndodhur dje në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës kanosja ka ndodhur rreth një dëmtimi të një veture.

Për këtë Policia ka arrestuar dy të dyshuar, pasi njëri prej tyre ka kanosur me armë të dyshuarin tjetër.

Policia më pas e ka konfiskuar armën e cila ishte pistoletë me një karikator pa fishek.

Tutje është bërë e ditur se me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është në mbajtje dhe tejtri është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pajazit Islami” në ora 18:20.