Ilustrim

Fushë Kosova fillon vendosjen e kamerave të sigurisë në qytet

Kamera të sigurisë kanë filluar të vendosen nëpër rrugët e Fushë Kosovës.

Komuna ka thënë se  vendosja e kamerave po bëhet për garantimin e sigurisë për banorët e këtij qyteti.

“Vendosja e kamerave të sigurisë në qytetin e Fushë Kosovës ofron më shumë siguri për qytetarët dhe e njëjta ndihmon në parandalimin e veprave penale dhe kundërvajtjeve, meqë në zonën e qytetit të Fushë-Kosovës kemi frekuentim të madh të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit vendosja e kamerave të sigurisë, përveç ofrimit të sigurisë për qytetarët edhe hetuesve policor u ndihmon në zbulueshmërinë e veprave penale.