Veçoritë e snajperit modern të Forcës së Sigurisë (FOTO)

Forca e Sigurisë së Kosovës, gjatë stërvitjeve në ‘Defender Europe 2021’, ka prezantuar dhe përdorur një nga armët më moderne dhe më të fuqishme që bënë pjesë në grupin e snajperëve. Bëhet fjalë për modelin “Barrett”. Sipas të dhënave që gjenden në ueb faqen amerikane që përshkruan këtë armë të fuqishme, ajo ka karakteristika të jashtëzakonshme.

E njohur edhe si M82 (a1 / a3),  M107 dhe ‘light fifty’, “Barrett” është një pushkë e kalibrit 0,50 (12,7 mm x9 mm NATO) e përdorur nga Forcat e Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më shumë sesa e thjesht një pushkë snajper, “Barrett”  është një armë specifike, për shkak të aftësisë së saj për të përfshirë (shënjestruar) një gamë të gjerë objektivash.

50 të shtëna nga “Barrett”  janë shkatërruese për personelin, duke përfshirë ata që në trup bartin masa të blinduara.

Snajperët e trajnuar mund të përdorin gjithashtu “Barrett”  për të marrë objektiva që fshihen pas një muri, të çaktivizojnë bllokun e motorit të një kamioni, të eliminojnë një gjenerator të energjisë, të shkatërrojnë një grup komunikimi ose edhe depërtojnë në automjete të blinduara.

Operatorët ndonjëherë përdorin “Barrett”  për të çaktivizuar pajisje të ndryshme të armikut edhe nga një distancë e largët.

“Barrett”  është një armë gjysmë-automatike.

Specifikimet e “Barrett”

Pesha: 30,9 kilogram

Gjatësia: 57 inç

Gjatësia e tytës: 29 inç

Tipi: Gjysmë automatike

Shpejtësia: 2,799 metra në sekondë

Diapazoni: 1,850 metra

Kalibri: 12.7×99 mm NATO

 

Pamjet e para, ushtarët e FSK-së duke përdorur snajperë