Fotografi tronditëse: Kontejnerët e mbeturinave, shpresa për mbijetesë

Edhe pse Kosova tashmë ka një numër të konsideruar të të prekurve me COVID-19, disa qytetarë duket se ende e kanë shpresën të kontejnerët e mbeturinave.

Në disa fotografi të dërguara në KALLXO.com, shihen qytetarë duke kërkuar në kontejnerë mbeturinash gjëra të cilat atyre mund t’u shërbejnë gjatë këtyre ditëve të pandemisë.

Kosova ka nivel të lartë të varfërisë dhe papunësisë ndërsa mbledhja e mbeturinave është mbijetesë për familje të varfra.