FOTO: Vendosmëria e Policisë, rimbyllet rruga e kontrabandistëve në Leposaviq

Policia e Kosovës ka rimbyllur rrugën ilegale, e cila është hapur nga kontrabandistët në Leposaviq.

Rimbyllja e këtyre rrugëve ka ndodhur pasi janë suspenduar katër zyrtarë policorë kufitarë.

Siç mëson KALLXO.com, zyrtarët policorë kishin lëshuar pikën të cilën e kishin për detyrë ta mbikëqyrnin dhe gjatë kohës sa ata janë larguar një buldozer dyshohet se është afruar dhe ka rregulluar rrugën e groposur.

IPK sipas një njoftimi ka thënë se të njëjtit po dyshohet se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com

Kontrabandistët rihapin rrugën ilegale ne veri, suspendohen katër policë kufitar